Rama: Shqipëria pret dritën jeshilë një orë e më parë për integrimin

14 Korrik 2022, 19:57

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë Shqipëria i ka përmbushur kushtet për integrimin në BE dhe pret dritën jeshile të BE-së.

‘Ne rikthehemi këtu, bashkë me ministren e Infrastruktrës se bashku me punonjësit që këtu vazhdojnë të merren me trasenë e rrugës. Sot u bë e mundur që një mik i çmuar të vinte këtu në pamundësi për të qenë me ne në ditën e lajmëruar për çeljen e Bypassit në 7 korrik gjë që lidhje me domosdoshmërinë për të çliruar fluksin e makinave sidomos në fundjavë. Është kënaqësi të ngjitesh për të shijuar këtë panoramë të mrekullueshme të Vlorës.

Nuk dua të zgjatem në këtë pikë gjërat i kemi thënë aktualisht parlamenti i Maqedonisë së Veriut është i mbledhur për të miratuar në fund të një debatit të politizuar, atë që quhet propozimi i fundit francez. Shqipëria nuk ka asgjë për të bërë më shumë sesa të presë dhe mundësisht të shohim dritën jeshile të ndezur në fund një orë e më parë. Pavarësisht aspektit formal të procesit të integrimit drejt BE-së. Të sigurohemi të kemi propozime konkrete lidhur me si mundet që komuniteti i ri europian të përkthehet me hapa konkretë. Hapa që nuk e zëvendësojnë procesin e hedhjes së hapave drejt BE-së por që e përshpejtojnë në aspekte konkrete.’- tha Rama.

  •  

    No videos found.