Rama: Shqipëria renditet në fashën e lartë të vaksinime në Europë, do dalim shpejt nga tuneli i errët i COVID

5 Prill 2021, 20:30 | Përditesimi i fundit: 2021-04-05 20:32:55

Rama tha se fal nisjes së vaksinimit masive, Shqipëria rendit në vendet me fashat më të larta të vaksinimit në Europë dhe se do të dalë shumë më shpejtë nga barra e tmerrshme e COVID-19.

"Shqipëria sot është një nga vendet mu në këtë rajon që ka nisur vaksinimin masive dhe me ritmet që po ecim jemi vërtet në fashën e lartë të vaksinime të vendeve të kontinentit ku jetojmë. Është dashur jashtëzakonisht përpjekje dhe këmbëngulje për t'ia dalë që të kishim sasinë e nevojshme të vaksinave për të dalë më shpejt se shumë të tjerë në Europë nga ky tunel dhe për t'u lehtësuar ndjeshëm nga barra e tmerrshme e COVID", tha Rama.