Rama si babagjyshi mes fëmijëve të familjes Zela që u prek nga tërmet: Sillni ca 10-ta, se 8-ta është si qepa

25 Dhjetor 2019, 17:27

TIRANË-Familja Zela në Vaqarr mori një dhuratë shumë të bukur për Krishtlindje. Ditën e sotme kryeministri Rama së bashku me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj dhe aktorin e humorit Gaz Paja, ishin në familjen Zela që u fut në banesën e rindërtuar. "Shtëpia e re e familjes Zela, që u godit keqaz nga tërmeti i shtatorit, çel dyert në ditën e bekuar të Krishtlindjeve bashkë me urimin për shëndet, mbarësi e jetë të lumtur familjare" shprehet Rama.

E ndërsa u dha dhuratat fëmijëve të familjes bashkë me Veliajn, kryeministri kishte vetëm një kërkesë. "Si e kishe atë shtëpinë tjetër copë copë, shiko këtë tani, nuk ke justifikim, dhe nuk po të kërkojmë të bësh ndonjë punë, por të na sjellësh ca 10-ta në shtëpi. Kur i sjell ti 10-tat, a di si janë për mamin? Si ato çokollatat atje, kur i sjell 8-ta janë si qepë" tha kryeministri.