Rama: S’ka ndryshim buxheti për arsimin, fondi është i garantuar

26 Dhjetor 2018, 13:00

Kryeministri Rama u shpreh se për të gjitha vendimet që janë marrë nuk do të ketë ndryshim të buxhetit, pasi financimi është i garantuar. “Nuk ka nevojë për ndryshim buxheti, financimi është i garantuar. Për tarifat financimi do të jetë brenda fondit të arsimit dhe në vijim është parashikuar gjithçka. Ata që kërkojnë ndryshime buxheti janë ata që duan që studentët mos dinë se cfarë kërkojnë, ndërkohë që unë e di mirë se cfarë kërkojnë. Gjithçka është e përllogaritur deri në qindarkën e fundit. Vendimi i qeverisë del në bazë të buxhetit. Fondi është i garantuar.

Plani është shumë i qartë, unë do të ‘udhëheq’ protestën e studentëve. Do e hap edhe protestën sikur kam kapur edhe të gjitha të tjerat. Studentët kanë kërkuar disa gjëra të arsyeshme, por operacioni do të shkojë shumë me thellë. Ne do të nxjerrim edhe planin për rritjen e ndjeshme te kolegjet profesionale dhe uljen e numrit të atyre që shkojnë në universitet. Është jashtë logjike. Ne nuk kemi nevojë për 300 gazetarë në vit, ju kemi ju dhe na duken sikur janë 3 mijë. Ku do të shkojnë? Mund të marr edhe shembuj të tjerë. Kemi prodhuar 10 mijë juristi, po ku do të shkojnë?”tha Rama.