Rama: Skenar i përgatitur nga PD-ja, nxjerrja e përgjimeve për të bllokuar negociatat

20 Qershor 2019, 13:33

Kryeministri Edi Rama deklaroi se opozita me protestat dhe ngjarjet e fundit po hedh në erë urën e Shqipërisë për t'u lidhur me Europën. "Në këtë orvatje bashkohet ankthi nga drejtësia nga frika nga zgjedhjet. Po marrin peng procesin zgjedhor të 30 Qershorit. Marrja peng është orvatje për t'i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave dhe gjithë plani me përgjime të pa hetuara, por të mbyllura në kasafortë dhe të dorëzuara te partia që lajmëron daljet në Gjermani përpara se të dalin në Gjermani. Gjetja e vendit në Gjermani, kalendari aspak cuditërisht i përputhur me protestat, flasin vetë për këdo që dëshiron që të shikojë dhe mendojë. Revolucion imagjinar me punonjës bashkie, të rinj rrugë humbur që maskohen" tha ai. 

    No videos found.