Rama: S’marrim vaksina nga Kina e Rusia për aq koha sa BE i ka refuzuar

1 Shkurt 2021, 21:47 | Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 21:58

Kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar si mundësi marrjen e vaksinave nga Rusia dhe Kina, për aq kohë sa BE ka zgjedhur t’i refuzojë ato.

“Sa i përket vaksinës ruse dhe kineze asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë këtyre 2 vaksina, por zgjidhja jonë është që do të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor dhe jo lindor. Është një zgjedhje e bërë prej nesh sepse e përsëris se këtu janë shumë komponent bashkë, nëse BE do të hapet ndaj këtyre  vaksinave ne do të shikojmë këtë qaje, për sa kohë është i mbyllur përballë këtyre vaksinave”, tha Rama.

b.ha./Shqiptarja.com