Rama: S'mund të bëhemi vatra infeksioni! PD tha mesazhin e tmerrshëm se mund të shkelë ligjin

25 Mars 2021, 22:19 | Përditesimi i fundit: 2021-03-25 22:49:12

Kryeministri Edi Rama tha se PS nuk mund të kthehet në vatra infeksioni dhe aq më pak të përçojë mesazhe të gabuara se kur je lart mund të shkelësh ligjin dhe të bësh ç'të duash me njerëzit.

"Patjetër që fushata elektorale është një sfidë dhe përballja është një sfidë, por sfida e sfidave është fitorja mbi armikun e padukshëm, zmbrapsja përfundimtare  e virusit nga jetën tona, të tjerat vijnë të gjitha pas saj dhe ne nuk mund të jemi krijues vatrash infektimi, ne nuk mund t'i thërrasim njerëzit për ti vënë në rrezik dhe mbi të gjitha për të vënë në rrezik ata që thërrasim të çojmë mesazhin më të gabuar tek ata që na shohin. Mesazhin e tmerrshëm se kush është më lart mund të sillet si të dojë me njerëzit dhe ligjin, dhe madje e ka kaq lart këtë sa në një luftë kur bëhet fjalë për jetën nuk do t'ia dijë dhe përçojnë mesazhin e vdekjes kudo", tha Rama.