Rama: Sot kemi 2-fishin e tokës bujqësore që punohet falë pastrimit të kanaleve ujitëse e kulluese

6 Prill 2021, 19:33 | Përditesimi i fundit: 2021-04-06 19:43:51

Kryeministri Edi Rama tha se falë pastrimit të kanaleve kulluese dhe ujitëse, vendi sot ka 2-fishin e tokës bujqësore që punohet.

"Sot falë punës së madhe të bërë për të hapur të gjithë rrugët dhe kanalet e ujitjes dhe kullimit të tokave ne sot ne kemi në Shqipëri dyfishin e tokës që punohet. Kemi pasur rreth 125 mijë hektarë sot kemi 235 mijë hektarë, e pra jemi në kushtet krejt të tjera që nuk mjaftojnë për të thënë që ia kemi dalë, por mjaftojnë si garanci për të treguar se PS është e vetmja që mund të bëjë punën dhe nuk ka tjetër", tha Rama