Rama: Nga 1 qershori rihapet qarkullimi në të gjithë vendin, por kujdes në Tiranë se shifrat s'flasin mirë!

27 Maj 2020, 21:03 | Përditesimi i fundit: 2020-05-27 22:55:13

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga 1 qershori nuk do të ketë më zona të kuqe, duke njoftuar se do të hapet qarkullimi në të gjithë vendin. Megjithatë, nisur nga shifrat, për të cilën u kujdes të theksonte se "në Tiranë nuk po flasin" do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në një afat të pacaktuar aktivitetet sportive dhe kulturore me spektatorë, dasmat dhe funeralet me shumë njerëz, transporti publik dhe plazhet , pjesa tjetër do të jenë të gjitha të hapura.