Rama: Sot në darkë mbërrijnë dozat e vaksinës Pfizer! Jemi afër marrëveshjes përfundimtare me Astrazenecën

1 Shkurt 2021, 10:27 | Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 10:27

Një pjesë e vaksinave të blera prej kompanisë Pfizer nga qeveria do të vijnë sot në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes me drejtuesit politik në qarqe tha se dozat e para do të vijnë sot në mbrëmje. Ndërkaq ai shtoi se jemi afër marrëveshjes përfundimtare me Astrazenecën. Pavarësisht vonesave, Rama tha se skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akom

r.k./Shqiptarja.com