Rama sqaron pse po vonohet rikonstruksioni i pallateve: 'Fajtor' pronarët, sjellin projekte pa standarte

1 Shkurt 2020, 16:54 | Përditesimi i fundit: 2020-02-01 18:57:12

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Durrës, në një pallat që po rikonstruktohet nga vetë administratorët me shpenzimet e tyre. Rama theksoi se ky ishte një detyrim nga e administratorëve, teksa ka kërkuar më shumë durim nga ana e qytetarëve, duke qenë se nuk ka nisur ende puna në të gjithë godinat e ndërtuara. Ai iu përgjigj edhe shqetësimit të dhjetëra qytetarëve që po e prisnin poshtë pallatit, për të mësuar se kur do të nisin punimet në banesat e tyre. Arsyeja kryesore, të cilën kreu i qeverisë dha, ishte se administratorët nuk janë sjellë projekte sipas standardeve në Bashki, e për rrjedhojë u është ndaluar që të nisin rikonstruksionin e godinave, deri kur të plotësojnë kushtet e vendosura nga qeveria.

"Nuk po rrimë dhe po punojmë çdo natë. Të gjitha projektet e riparimit të jenë sipas standateve. një pjesë nuk kanë filluar se i kemi kthyer projektet mbrapsht se është e rëndësishme që shpenzimet t'i paguajnë ata që ju kanë shitur apartamentet. Ndajeni mendjen se kjo punë do hohën e vetë. Kur të vj dita që do të rregullohet shpia atëherë do të kthehesh në shtëpi. Po u kërkojmë projekte të thella dhe merimentimi po monitorohet nga ne që të jetë i saktë. Të gjitha do të verifikohen. Do presësh kur të vijë radha se janë mijëra shtëpi, nëse ke një ankesë po bëhen të gjitha listat", tha Rama.

    No videos found.