Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se studentët e kirurgjisë tashmë do shikojnë përmes kamerës në auditor të gjitha ndërhyrjet klinike. "Shëndetësia nuk është vetëm spitali kryesor por një rrjet i tërë shërbimi për ta lehtësuar atë. Deri pak vite më parë këtu bëheshin të gjitha shërbimet. Këto mjedise të reja por edhe mjediset e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme do ofrojnë mundësi për praktikën e studentëve. Përmes kamerës në auditor do transmetohet të gjitha ndërhyrjet klinike. Mundësia për të ndjekur operacionet dhe krijimi i një arkive operacionesh të ndërhyrjeve të gjithë profesorëve të nderuar këtu, mund të krijohen shembujt", tha Rama.
Rama: Studentëve do ti mundësohet të ndjekin operacionet në ekranin e auditorit
No videos found.