Kryeministri Edi Rama ka reaguar në kohën kur para Ministrisë së Arsimit po zhvillohet protesta e studentëve. Rama thotë se është i gatshëm të nisë procesin e dialogimit me studentët qoftë edhe në sallën e Parlamentit, por nuk harron t'ju dërgojë studentëve një tjetër mesazh: Kujdes nga ndërhyrjet politike.
''Kujdes nga kushdo ju mëson t'u jepni ultimatume atyre që ju shtrijnë dorën e bashkëpunimit, sepse ju mëson si të bëheni humbës në jetë! Ndërsa kush kujton se një qeveri mund të kuptojë gjuhën e ultimatumeve, ndërkohë që vetë qeveria flet me gjuhën e Dialogut, e ka gabim. Nëse ju keni lënë mësimin për ta bërë universitetin më të mirë, bujrum të ulemi dhe të fillojmë punën bashkarisht për këtë qëllim pa humbur kohë. Çfarë presim? (....)
''Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për t'i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin. (...)Reagon Basha: Të shfuqizohet ligji, të dyfishohet buxheti për arsimin e lartë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për protestën e studentëve në Tiranë. Basha thotë se ndryshimi duhet të nisë me shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë si edhe me dyfishimin e buxhetit për arsimin.