TIRANË- Ambasadorët e huaj në Shqipëri ditën e nesërme (ora 09:00) do të zhvillojnë një takim me shtatë deputetët e opozitës së re, në fokus të së cilës do të jetë Reforma Zgjedhore. Një lajm i tillë është konfirmuar nga deputeti, Muslim Murrizi në studion e "Repolitix" në Report Tv. Ai hodhi akuza ndaj mazhorancës se po synon që të përjashtojnë opozitën e re nga Reforma Zgjedhore, po tha se "rebelët" siç ai i quajti, nuk do ta lejojnë një gjë e tillë.
Megjithatë, e menjëhershme ka qenë përgjigja e deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia i cili tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, por vuri theksin se PS-ja, kërkon që kjo Reformë të miratohet edhe me prezencën e PD-së.