Ndonëse presidenti Ilir Meta ka shtyrë datën e zgjedhjeve për një kohë të pacaktuar, kryeministri Edi Rama vijon takimet elektorale i bindur që zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Ndalesa e radhës e tij është Kolonja, ku ka prezantuar para qytetarëve kandidatin e PS për Bashkinë, Erion Isai. Ai është shprehur se është i vetëdijshëm që këto zgjedhje janë të çuditshme për faktin se nuk kanë përballë një kundërshtarë, por kjo sipas tij, nuk përbën argument që ato të shtyhen, sepse qeveria s'ka qenë pengesë për ta.
"Me sa shoh në horizont nuk do të këtë edhe pak kohë. Ata janë më keq, edhe se sa kanë qenë me keq. Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim, sepse janë zgjedhje pa kundërshtarët tanë kryesorë. Çfarë borxhi iu ka populli. Ata synojnë të hyjnë brenda institucioneve për llogari të tyre. Shteti në demokraci nuk merret dot me dhunë, kjo dihet. Shteti në demokraci nuk janë godina, por pushteti buron nga vota e popullit dhe për sa kohë nuk e ke votën, atëherë nuk ke se si mund ta kesh pushtetin. Ata janë manipulatorë të paskrupull. Duan ta bëjnë Shqipërinë copë-copë. Pse duan ta bëjnë Shqipërinë copë-copë? Sepse këto imazhe shpërndahen në Evropë, ata që nuk duan të hapen negociatat me Shqipërinë, thonë: Çfarë negociatash do të hapin, sepse këta nuk janë njerëz normal, nuk është shtet, sepse është ngritur dynjaja kundër qeverisë”, tha Rama.