Rama: 15 mijë kasa joraportuese, nuk do të tolerohet asnjë biznes...çdo faturë do kalojë në sistem dixhital!

15 Korrik 2019, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2019-07-15 16:16:56

Kryeministri Edi Rama takim me drejtuesit e Tatimeve. 

Kreu i qeverisë foli me tone të ashpra sa i përket mosfunksionimit të kasave në shumë biznese, duke ngritur pyetjen se kush duhet të mbajë përgjegjësi për 15 mijë kasa në biznese që nuk raportojnë. Në një takim me drejtuesit e Tatimeve, Rama tha se janë rishfaqur fenomenet e dikurshme të aktiviteteve individuale apo në grup për qëllime korruptive.

"Si mundet të pranohet sot të kemi 15 mijë kasa jo raportuese në biznese që figurojnë aktive nga 1 qind e 12 mijë të tilla. Kujt i kërkohet përgjegjësia çdo ditë lidhur me këtë? kush i mbulon në territor këto pika të kuqe alarmi dhe si mundet që të gdhijë dita e re, java tjetër, muaji tjetër, dhe këto pika të kuqe alarmi të mbeten të kuqe? Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten? Ligji është i qartë për to. Është ngritur një sistem që konsiderohet funksional më Tatime së bashku me FMN që Fondi e ka marrë si model për tu përdorur në vendet e tjera, me module risku që duhet të jenë bazë e analizës dhe trajtimit të vizitave në terren të një aktivitete inteligjent dhe ka vetëm një motiv dhe anarki brenda administratës ku janë rishfaqur fenomenet e dikurshme të aktiviteteve individuale apo në grup për qëllime korruptive", tha kryeministri.

    No videos found.