Rama me gratë në Tiranë: Ftesa për Bashën jo për të bërë qeverinë siç bënë nga halli Saliu e Likja

16 Prill 2021, 11:39 | Përditesimi i fundit: 2021-04-16 12:40:20

Nga Sheshi 'Italia' në Tiranë, në praninë e qindra vajzave dhe grave, Kryeministri Edi Rama iu drejtua atyre me një apel të fortë. I kërkoi që të marrin në dorë fatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tij askush më mirë se sa gratë nuk e kupton që ka vetëm një rrugë për tu përballur me vështirësitë, që është të punosh.

E para në listën e PS për Tiranën, kandidatja për deputete, Luljeta Bozo, tha gjatë fjalës së saj se PS është e vetmja forcë politike që ka besuar në forcën e gruas. Ajo kërkoi votën për PS-së, pasi, sipas Bozos, do të ishte një votë për familjen dhe për të ardhmen."Ne jemi gjysma e shoqërisë dhe pa këtë gjysmë nuk mund të eci shoqëria. PS është e vetmja që beson te forca jonë, me vepra jo me fjalë. Në qeverinë e PS ka kaq shumë gra ministre, ka marrë politika lehtësuese për gra dhe vajza që duan të futen në tregun e punës, për t'i dhënë fund atyre shfaqjeve të shëmtuara që ndodhin herë pas here në shoqërinë tonë. Është një forcë që ka besim në fuqinë ripërtëritëse që ka gruaja. Ju ftoj të gjithave të bëjmë të pamundurën që të dalim të gjithë në votime dhe të votojmë për PS sepse votojmë për familjen tonë, për të ardhmen tonë", tha Bozo.