Kryeministri i vendit Edi Rama në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes në kryeministri ka folur për platformën dixhitale, ku përmes së cilës do të lehtësohet procedura e bashkimit të pronës. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se në muajin shtator do të lançohet platforma dixhitale, e cila do të bëjë të mundur dhënien e titullit të pronësisë më shpejt nga ç'është bërë deri më tani. Sipas Ramës risi e kësaj reforme, është mundësia e apelimit brenda institucionit pa qenë nevoja të shkohet në gjykatë.
Tashmë fillon një hetim administrativ nëse vonesa është e lidhur me korrupsionin, apo ryshfetet. Kur kjo verifikohet, merren masa dhe pastrohet administrata, rritet dhe vetëdija e atyre që punojnë në këto administrata. Sot është dita e fundit e një viti intensiv qeverisës , pasi nesër fillojnë pushimet. Pavarësisht nga dy apo tre javët e pushimeve, zyrat do vazhdojnë të funksionojnë. Kjo është një punë që mund të bëhet nga çdo pikë. Kushdo që do kërkojë ndihmë nga ne, do ta gjeje atë.
Kryeministri Edi Rama