Rama takim me Luigi Di Maio-n: Italia pranë nesh për të siguruar vaksinën për COVID!

20 Nëntor 2020, 15:34 | Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 15:34

TIRANË - Marrëdhëniet ekonomike priten të forcohen edhe më shumë mes Shqipërisë dhe Italisë. Kryeministri Edi Rama priti sot ministrin e Jashtëm Italian Luigi Di Maio për të nënshkruar marrëveshjen e cila do i hapë rrugë krijimit të një komisioni ekonomik të përbashkët që sipas ministrit Italian do rrisë mundësitë e investimeve mes dy vendeve por dhe do e bëjë më të lehtë daljen e dy vendeve nga kriza ekonomike.

“Veçanërisht jam i gëzuar sot pasi kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të ndërtuar një komision ekonomik që do të ngrihet në formë dialogu dhe ballafaqimi për mundësi tregtare dhe investimi mes dy vendeve tona si dhe për të përballuar dhe për të zgjidhur pikat kritike të marrëdhënieve dy palëshe dhe në kuadrin ekonomik. Është një kuadër premtues ai i insfrastrukturave”

Italia synon gjithashtu të ketë një prani më të lartë të arsimit Italian në Shqipëri.

“Një aspekt i lidhur me përforëcimin e marrëdhënieve tona ekonomike-tregtare është dhe ajo e përhapjes së gjuhës italiane në Shqipëri. Shpresojmë për këtë një prani më të lartë të arsimit italian në Shqipëri. Një vendim i tillë do të ishte në një linjë me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Italia gjithmonë ka qenë pranë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe mbështet me bindje rrugëtimin e reformave të brendshme”.

E përveç përforcimit të marrëdhënieve ekonomike, kryeministri Rama vendosi theksin te bashkëpunimi për përballimin e pandemisë globale. Kreu i qeverisë konfirmoi mbështetjen që poi  jep Italia vendit tonë për të siguruar vaksinën anti COVID-19.

 

r.k./Shqiptarja.com