Qeveria është zhvendosur në një mbledhje dy ditore në Korçë, ndërsa kryeministri Rama paraditen e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët duke u bërë thirrje që të denoncojnë rastet e korrupsionit në administratë. Sipas tij, janë marrë 462 masa disiplinore, paralajmërime dhe shkarkime për punonjësit e administratës.
Kërkoni ndihmë ose qepeni pastaj. Mos paguani ryshfet, por na i drejtoni ne dhe do të merrni atë që iu takon. Del në rrugë takon deputetin, ministrin apo mua, por fjalët i merr era, ndërsa aty fjalët mbeten dhe ndiqen dhe ministrat në mbledhjen e qeverisë cdo javë kanë në tavolinë raportin, si, sa janë trajtuar ankesat e qytetarëve, sepse janë ankesa që nuk i merr dot era, janë aty, pavarësisht se cfarë është.
Edi Rama
Pas takimit Rama mblodhi kabinetin qeveritar, ndërsa jashtë ambienteve protestuan disa mbështetës të opozitës duke kërkuar largimin e tij.