Rama takon fëmijët e shpëtuar nga Al-Hol: Jam i lehtësuar, nesër paradite kthehemi! Nëna e fëmijëve ka disa plagë në trup

26 Tetor 2020, 20:07

Kryeministri Edi Rama  është takuar me 4 fëmijët e shpëtuar nga kampi Al-Hol në Liban.

Nga atje Rama tha se ndihet shumë i lehtësuar dhe se nesër paradite do të rikthehen.  

"Jam i lehtësuar sepse siç thashë ishte një operacion i komplikuar edhe më vjen jashtëzakonisht mirë. Kam kontaktur me gjeneralin që ka bërë operacionin. Dua të veçoj meritën  ejashtëzakonshme të dërguarit të posaçëm të ministroisë drejtorit të antiterrorit dhe punonjësit tjetër të policoisë që kanë operuar në këtë teriror. në mënyrë të veçantë një mik tonin, konsullin e nderit në liban  që na ka ndihmuar për të bërë të gjitha lidhjet jo aq të lexueshme me të gjithë faktorët. jam shumë i kënaqur që nesër paradite do të kthehemi në Tiranë. Me ne është dhe drejtoresha e shëbimeve spociale. Kemi ngritur të gjithë rrjetin e nevoijshëm për ti trajtuar me maksimumin e kujdesit. Nëna e fëmijëve ëhstë në gjendje të vështirë shëndetësore pasi ka një plagë në trup por edhe ajo do të vijë me ne.

Ky operacion i hap rrugën një operacioni tjetër. Endri do të kthehet, dje dhe gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë e mundur që tqë kontaktohet Eva. Është mirë por janë pak të komplikuara informacionet", tha Rama.

Kurse ka folur shumë pak duke i thënë xhaxhait të tij se do të shihen nesër. " Do shihemi nesër", ka thënë ai.