Rama takon fermerët në Lezhë: Ca i hedhin në lumë prodhimet, toka është thesar vetëm nëse s'duan të punojnë

10 Shtator 2020, 18:14

Kryeministri Edi Rama takoi disa fermerë në Fishtë të Lezhës, të cilët i kishin grumbulluar prodhimet e tyre për t'i nxjerrë në shitje.

Ndër të tjera Rama tha se ka edhe nga ata fermerë që i hedhin prodhimet në lumë sepse nuk zgjedhin t’i grumbullojnë prodhimet e tyre me fermerë të tjerë, e të bashkohen që të gjejnë një treg të përbashkët.