Kryeministri Edi Rama ka vizituar të prekurit nga tërmeti që janë strehuar në çadra në Vorë. Rama u takua me qytetarët duke parë nga afër kushtet ku ata po jetojnë. Rama u ndal tek çadra e një qytetari me origjinë nga Tepelena me të cilin shëmbeu edhe disa batuta.
Banori: Gjithë qeveria këtu me ne
Rama: Tani ju ku banoni
Banori: Në pallat banojmë. Nuk ka ndonjë gjë arlamante, por ne e bëjmë të madhe.
Rama: Nga je ti
Banori; Unë jam kunati i atij që të priti në Tepelenë ty me këngë dhe valle
Rama: A je andej ti
Banori: Jam fshatar i Gramoz Ruçit
Rama: Ku pyesni ju për qamet, megjithatë me tërmetin shaka nuk bëhet