Rama: Të ishte për mua, merresha me Zahon, një milion e njëqind mijë herë më i denjë për kohën time se sa Luli

4 Prill 2021, 14:33 | Përditesimi i fundit: 2021-04-04 14:54:36

Kryeministri i Edi Rama nga Fieri tha se po të mos kishte bindjen absolute se ky është moment kyç për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja, atëhere do të merrej me djalin e vogël, Zahon.

Rama tha se Zaho për kohën e tij është 1 milion e 100 mijë herë më i denjë për kohën e tij se sa Lulzim Basha.

‘’Mandati i tretë është shumë larg së qeni për mua personalisht. Nëse do të ishte për mua strikt, personalisht, në mënyn më të ngushtë të fjalës, ju siguroj që po të mos kisha bindje absolute që ky është moment kyç, që këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja. Merresha me Zahon. Njëmijë e një herë, një mijë e një qind milion herë më i denjë se sa Luli, e le më se Kryemadhi, Meta, e Sali mavrinë. Ende me Sali mavrinë merret Shqipëria në 2021.’’- tha Rama.