Rama: Të prekurit nga tërmeti shtëpi me qira deri në maj të 2021

9 Dhjetor 2019, 16:51

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka persona të cilët po shkatërrojnë shtëpitë e tyre me qëllim që të bëhen pjesë e paketës së rindërtimit të shtëpi, teksa ua bëri të qartë që për këtë po tregohet shumë kujdes. Kreu i qeverisë bëri me dije gjithashtu që të prekurit nga tërmeti do të qëndrojnë në shtëpi me qira deri në maj të vitit 2021, që do të thotë ky është afati deri kur priten që të ndërtohen lagjet e reja ku do të bëhet strehimi i tyre.

"Po i bien murit me varre se thonë do na bëjnë shtëpi të re. Shqipëria ka banesa që janë në situatë kritike më shumë se kaq. Programi bëhet për ata që kanë humbur strehën ose rrezikojnë jetën nga banesa e tyre. Këto janë shtëpi pak a shumë dhe ne vijomë regjistrimin të atyre banesave që nuk i kemi bërë ende, ose regjistrimin e atyre që janë bërë pa të drejtë. Për qiratë, Bashkitë duhet të bëjnë kontratën që mos të vijnë dhe të thojnë "kemi rritur qiranë" dhe kontratën e garancisë që deri në maj 2021 marrim përsipër strehimin tënd", tha Rama.

  •  

    No videos found.