Rama: Teatri, dalja nga Kuvendi, 'Astiri'...na doli që Luli e ka hallin te Reforma Zgjedhore

28 Maj 2020, 11:10

Në 3 minutat e tij, kryeministri Edi Rama ka lexuar një koment të një demokrati në Facebook, sipas së cilit e thotë qartë se i gjithë problemi i kryedemokratit Lulzim Basha është Reforma Zgjedhore.

"Po e shfrytëzoj këtë replikë për t'iu lexuar një koment nga Facebook të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua, por që në ato ditët pas tragjedisë Sheksiriane të shembjes së karakatinës Italiane shkruante këtë koment: (...)fitoj Edvini dhe na thatë na e futi Amerika, prandaj s'ka më llafe, zgjedhje o bura revoltë popullore. Ikët nga parlamenti po na ikën të gjithë bashkitë, po populli nuk u duk gjëkundi se u tretën dhe ato të bashkive që dilnin në proteste. Na thanë o burra hajde te unaza e re, u ngrysëm me muaj dhe e vetmja fitore qe një natë erdhi nga Vlora, i ra nga Elbasani...Aty mbeti vetëm libri i çunit të Fariut për Unazën, pas doli që lepuri na flinte te Teatri, Iku te Teatri  dhe na doli që Luli e Kishte hallin te Reforma Zgjedhore", tha Rama.

    No videos found.