Për nostalgjikët, projekti i godinës së Teatrit Kombëtar që u shemb do të ndërtohet sërish, por në një tjetër vend dhe me një tjetër funksion. Lajmin e dha sot kryeministri Edi Rama në parlament, që theksoi se ka reflektuar jo për ata që protestojnë apo politikanët që i cilësoi aktorë, por për nostalgjikët.
Gjithashtu kreu i qeverisë tha, se do ta merret projekti origjinal si ishte parashikuar që të bëhej godina nga italianët, pasi u la në gjysmë për shkak të luftës. Kryeministri nuk zbuloi shumë detaje, por tha të kuptohet se godina do të ketë funksionin e një shkolle artistike.
"Godina e Teatrit kombëtar nuk është fëmija i ligjshëm i autorit italian, por bastard i një marrëdhënie mes autorit dhe autores, që ishte lufta fashiste që duhej ushqyer me para dhe grurin e mbjellë në parqet e Tiranës. Ishte vepër e mbretërisë, po, u nis, u ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër as nga të gjitha ekspertizat si e denjë për t'u futur në listën e monumenteve.
Kam një lajm të mirë por nuk do ua jap të plotë. Meqë godina nuk u ndërtua kurrë dhe meqë ka jo këta, se këta as duan ta dinë për godinën, por ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj në këtë situatë për një mangësi për një mungesë boshllëk, apo lëndim.
Ne do ta marrim projektin origjinal motamo dhe do ua rikthejmë, jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve dhe artistëve politikanë atje, por do ua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh, dhe përputhen gjërat dhe do ta kemi mes nesh, jo atye dhe jo teatër, për më shumë do ta shikoni dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin te ajo godina.
Do të shkojnë vetëm fëmijët, mësuesit e tyre për t'u mësuar, vizitimin, aktrimin, muzikën dhe për t'u treguar se cfarë ka qenë Tirana më parë. Mbase edhe ndonjë nostalgjik apo ndonjëri prej tyre . Edhe këta kur të marrin vesh se është diku tjetër do të mërziten dhe do të thonë mjaft tani. Ia vlen dhe do ta bëjmë. E vendosim vetë dhe pse? Ne e vendosim dhe jemi zgjedhur që të vendosim, ajo ata që ikën.." tha ai.