Rama tha se nuk shkon në SHBA, Berisha: I kam ndërprerë udhëtimet edhe pse marr ftesa

31 Janar 2019, 15:24

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu përgjigjur Edi Ramës i cili tha se ai nuk shkonte dot më drejt SHBA-ve (Lexo këtu), deklaroi se ai kishte zgjedhur vetë të mos udhëtonte më. Berisha tha se ai i ka ndërprerë udhëtimet zyrtare dhe pse merr ftesa vazhdimisht. "Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Kjo sepse nuk jam person që përfaqësoj më një forcë politike. Përfaqësoj veten time. prandaj Edi, që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund. Kur të më teket Edi Rama, në SHBA dije mirë di, kam arritur aty ku ti nuk mund ta rrish kurrë... Kam qëndruar në pozicionin dinjitoz", tha Berisha. 

Debati mes Ramës dhe Berishës 

Edi Rama: Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrjet nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s'do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë. 

Sali Berisha: Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Kjo sepse nuk jam person që përfaqësoj më një forcë politike. Përfaqësoj veten time. prandaj Edi, që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund. Kur të më teket Edi Rama, në SHBA dije mirë di, kam arritur aty ku ti nuk mund ta rrish kurrë... Kam qëndruar në pozicionin dinjitoz...

    No videos found.