Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje Diasporës që të mbështesë atdheun e tyre në fazën e rindërtimit të banesave që dëmtuan nga tërmeti i 26-nëntorit. Rama duke falenderuar të gjithë emigrantët shqiptarë për ndihmën e madhe që kanë dhënë për fatkeqësinë natyrore që goditi Shqipërinë dhe i ftoi ata që të ishin faktori kryesor edhe në fazën e rindërtimit. Kreu i qeverisë tha se brenda janarit do të jetë gati fatura paraprake e tërmetit të rëndë që goditi vendin tonë, ndërsa ftoi diasporën që të jetë faktori kryesor edhe në fazën e rindërtimit.
Rama këto deklarata i bëri gjatë konferencës së mbledhjes së parë të Këshillit Koordinues të Diasporës ku pjesë mori edhe presidenti Meta, Ministri i Shtetit për Diasporën Majko, ministrat e kabinetit qeveritar Çuçi, Margariti, Klosi, anëtarë të Këshillit, deputetë, drejtuesi i mbledhjes dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, zoti Mark Gjonaj, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare.