Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e urisë së naftëtarëve duke u bërë thirrje që ta ndërpresin atë dhe së ai është i gatshëm të ulet më ta për të diskutuar. Rama tha se qeveria është duke punuar që problemi i tyre të zgjidhet sa më shpejtë, ndërsa u bën thirrje naftëtarëve që 'këtë hall të përbashkët' ta zgjidhin me dialog dhe jo me ultimatume dhe presioni. Rama nuk ka kursyes as sulmet për opozitën, i cili shprehet se ata që shkaktuar këtë problem me dhënien me koncesion të rafinerisë tek privati, të mos bëjë tani ikur u qan hallin naftëtarëve, pasi ishin ata që shkaktuar këtë problem."U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t'ua qajnë ata që ua shkaktuan! I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!", shkruan Rama në Twitter. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i naftëtarëve për thirrjen e kryeministrit duke thënë se ai është i mirëpritur në Ballsh për të negociuar dhe gjetur një zgjidhje. Naftëtarët thanë se nuk do e ndërpresin grevën e urisë deri sa të firmosen dokumenti dhe të zgjidhet halli i tyre.
