Rama thirrje qytetarëve: Mos sakrifikoni shëndetin në zinxhirin e infektimeve rreth veturës së Lulit! Ai i shmanget COVID-it mbi makinë

17 Mars 2021, 14:59 | Përditesimi i fundit: 2021-03-17 15:13:38

Kryeministri Edi Rama ka këshilluar qytetarët që të mos marrin pjesë në takimet e kreut të PD Lulzim Basha duke rrezikuar shëndetin e tyre nga infektimi me COVID. Ndërkaq ka ironizaur dhe takimin e Bashës në Kavajë i cili hypi mbi një makinë.

“Ajo që ofron PD është një përmbysje që shkon në interesat e tyre që mblidhen për të shpërndarë COVID, me dy gishta. Ato janë viktima të para të kësaj politike, nëse PD do të merrte pushtettin. Të gjithë ata që mbështetin verbërisht PD dhe që përfaqësojnë ato kategori që ne e mbrojmë me fakte dhe jo me fjalë, shumë më mirë dhe qëndrueshëm se PD, të bëjnë reflektimin e tyre.

Të mos shkojnë në sakrifikim të shëndet të  tyre dhe të njerëzve të afërt duke u përfshirë në zinxhirin potencial e infektimeve rreth veturës së lulit, i cili ruhet prej tyre sepse hypën mbi makinë qëndron në nivel mbi detin e i shmanget fluturimit të mundshëm të virusit nga supi më sup, nga veshi më vesh dhe nga goja në gojë”, tha ai.