Rama 'thumbon' kandidatin e PD-së: Agron Gjekmarkaj, e vetmja prurje e re e PD-së, e larguan nga klubet e natës mediatike

9 Mars 2021, 14:26

Në PD nuk ka asnjë prurje të re, përveç Agron Gjekmarkajt. Natyrisht është kontribut i PD-së që largon nga klubet e natës mediatike një personazh turbullues për familjet por nuk besoj se është akt serioz për demokratët e Lezhës", tha Rama ndërkohë që përmendi edhe një deklaratë të një demokrateje nga Kurbini.

"Më bëri përshtypje deklarata e një zonje nga Kurbini, deklaratë interesante, kur thoshte që 'meqenëse ne nuk kemi një grua në lista do të votojmë kandidaten e PS-së'. Gratë në PD janë thjesht aty për të plotësuar kuotat ligjore", tha ai.