Rama: Tokën pa dokumente që pengon investimet në agroturizëm, qeveria do ua kalojë investitorëve! Pretendimet e pronarëve i zgjidh shtetit

28 Tetor 2022, 11:38

Të gjitha tokat të cilat përdoren nga pronarë pa dokumente sipas ndarjes me ligjin 7501 dhe që pengojnë investimet të rëndësishëm në bujqësi dhe agroturizëm shteti do të ndërhyjë duke e zgjidhur problemin në favor të investitorit. Nga Bulqiza, kryeministri Edi Rama tha se në rastet kur investitorë të caktuar do të duan të bëjnë investime, por toka nuk ka pronarë me letra, atëherë shteti do e regjistrojë tokën në emër të investitorit.