Rama: Turp që BE-ja nuk liberalizon vizat për Kosovën, po mban peng një popull

3 Korrik 2020, 12:26

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama nuk la pa 'shigjetuar' direkt Bashkimin Europian që nuk po liberalizon vizat me Kosovën edhe pse ka përmbushur kushtet, sipas tij. Kreu i qeverisë shqiptare tha se arsyeja gjendet te politika e brendshme e vendeve të BE-së, kalkulimet elektorale.

"Ne nuk marrim vendime Kosovën, ne nuk flasim në emër të Kosovës, por për Kosovën. Është një turp për BE-në që sot mban peng një popull, i vetmi i marrë peng në kontitentin tonë, që ndalohet të lëvizë lirisht. Si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet që duhet të plotësojë cdo shtet para se të marrë liberalizimin e vizave. E dimë shumë mirë arsyen, nuk gjendet në Kosovë, apo ndonjë paaftësi të Kosovës për të përmbushur detyrimet, ato janë përmbushur dhe janë njohur nga vetë KE, arsyeja është në Europë, në politikën e brendshme të BE-së, vendeve të ndryshme, që gjithmonë e më shumë kur marrin vendime për ne, nisen nga kalkulimet për qëndrueshmërinë elektorale të forcave qeverisëse, ky nuk është turp, turpi është që Kosova nuk lëviz e lirë" tha Rama.

    No videos found.