Rama u thotë mirëmëngjes ‘kuksianëve të Londrës’ me punimet nga aeroporti: Meqë me keni bërë copë ‘librin e shpis’

8 Shkurt 2021, 08:36 | Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 09:23

Në një video 54 sekondëshe, kryeministri Edi Rama ka sjellë pamje nga aeroporti i Kukësit. Punimet, shkruan Rama, kanë ecur me ritme të shpejta, teksa nuk i ka kursyer këtë mëngjes edhe batutat me “kuksianët e Londrës”. 

“Mirëmëngjes  dhe me buzëqeshjen që më ngjallin sa herë shoh ecurinë e punës me aeroportin, çunat kuksianë me dy gishta të Londrës, që ma kanë bërë copë "librin e shpis" kur postoja projektin 3D, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.

 

B.K./Shqiptarja.com