TIRANË- Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të PS nga ku lëshoi akuza të fortat për drejtorët socialist në rrethe. Burime nga mbledhja i thanë Report TV se numri një i PS përdori një gjuhë tejet të ashpër kur tha se këta drejtorë po kryejnë korrupsion dhe po keq menaxhojnë besimin e populli.
Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion dhe keqmenaxhim.
Edi Rama, kryeministri
Përballë kësaj situate kryeministri dhe njëherazi kreu i PS-së, Edi Rama, ka urdhëruar një mbledhje urgjente të kryesisë së partisë që ai drejton ditën e nesërme në orën 8:30 të mëngjesit. Kryeministri ka kërkuar që në mbledhjen e kryesisë së PS të gjithë deputetët të bëjnë një raportim të detajuar për drejtorët socialist në rrethe. Më pas, do të vendoset një orar tjetër për mbledhjen me deputetët.
Mbledhja e kryesisë së PS vjen në një kohë kur 2 ish-deputetë socialistë Arben Cuko dhe Arben Ndoka janë arrestuar pasditen e të dielës, ngjarje të cilën kryesocialisti ka zgjedhur të mos e komentojë.