Rama uron mirmëngjes me fjalimin e kandidates së PS në Shkodër: Nëse doni ndryshimin, ja ku e keni

16 Prill 2021, 08:15

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mirmëngjes me videon e fjalimit që mbajti dje kryesuesja e PS në Shkodër, Edona Bilali, në përmbylljes të fushatës elektorale në këtë qark.

Ndërsa 'flet' me sloganin e PD 'votoni ndryshimin', Rama i drejtohet shkodranëve duke i thënë se nëse duan ndryshimin, atëherë do ta kenë atë me Bilalin.

Nëse Shkodra do ndryshim, ja ku e ka ndryshimin!  Ditë të mbarë", shkruan Rama.

Edona Bilali i kërkoi dje voton Shkodranëve, duke i kërkuar të bëhen bashkë për ta zhvilluar Shkodrën, ndërsa tha se nuk premton hapjen e vendeve të punës, por sjelljen e kompanive të huaja që me investimet e tyre do krijojnë vende të reja pune.