Rama vazhdon turin e llogaridhënies në Berat: Fuqizojmë turizmin, një industri fituese

26 Maj 2018, 15:32

Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvillon turin nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë në kuadër të llogaridhënies dhe dëgjesës publike.

Pavarësisht protestës që zhvillon opozita në kryeqytet, Rama gjendet në qytetin e Beratit ku ka prezantuar edhe projektet dhe investimet për këtë qytet.

Rama e ka vënë theksin ën zhvillimin e turizmit, duke e parë si një pikë kyçe të zhvillimit dhe ecjes para të ekonomisë së vendit, gjithashtu ka theksuar në mbështetje të madhe të fermerve dhe bujqësisë.

Aktivitete në kuadër të fushatës të llogaridhënies të qeverisë me qëllim që të komunikojmë drejtëpërdrejtë me njërëzit.

Po të shikojmë numrin e biletave të shitura në muzeun Onufri, kemi një 7 fishim, pot ë shikojmë numrin e bujtinave dhe hoteleve kemi një dyfishim. Jemi në kushtet ku po përjetojmë një transpofrmim që do të sjellë një ndryshim.

Ka ardhur koha që të hyjmë në një fazë të re edhe ne zonat rurale edhe në drejtimin e turizmit.

Zona rurale ka një pamje të mirë nga ana bujqësore, do të jetë domethënëse për të gjitha ata që kishin humbur besimin tek mbështetja, kemi 30% më shumë mbështetje dhe 90 % e aplikuesëve do të fitojnë. Do krijohet besimi që skemat nuk janë të influencuara politikisht.

Duam që të fuqizojmë turizmin, është një industri fituese, për shtetin, për ekonominë locale dhe për ekonominë familjare, për të gjithë edhe për ato që janë në territore të thella.

Investimi tek e bukura është ekonomi, Berati, Gjirokastra, vlora dhe shumë qytete të Shqipërisë.

    No videos found.