Rama: Vendet e para të listave u duhet lënë të rinjve dhe grave, janë aktor të rëndësishëm në PS

8 Mars 2021, 20:48 | Përditesimi i fundit: 2021-03-08 20:55:01

Kryeministri Edi Rama tha se vendet  e para të listave do u lihet të rinjve dhe grave pasi ato kanë një rol kryesor në ndryshimin e PS.

“Vendet e para të listave ne i kemi trajtuar si ballina e skuadrës, janë është e vërtetë, janë një pasqyrë jo e vogël e kredos dhe materialit që ka skuadra, ato janë të rëndësishëm për të prezantuar një pozicion në raport me publikun. Vendet e para në çdo listë u duhet lënë të rinjve dhe grave e vajzave që nuk janë enturazh në PS, por janë aktor të rëndësishëm të gjithë procesit tonë”, tha Rama.