Rama viziton Drejtorinë e Transportit Rrugor: Qytetarët nuk kanë pse t’i thonë komshiut

3 Mars 2020, 14:27

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku ka vizituar ditën e sotme Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ai ka treguar se shumë shërbime që merrnin muaj dhe para nga xhepi për sistemin, tashmë ofrohen në moment me vule elektronike.Nga fundi i marsit duhet t’i mbyllim të gjitha sportelet. Qytetarët mund t’i bëjnë nga shtëpia, nuk kanë pse shkojnë nga posta, apo t’i thonë komshiut’, tha Rama.