TIRANË - Një mesazh të fortë për të gjithë ata që ankohen në përditëshmëri dhe nuk falenderojnë për ato që kanë, e ka vlerësuar kryeministri Edi Rama forcën e Albert Carës, të mbijetuarit të Thumanës që humbi gjithë familjen në tërmetin e 26 nëntorit, për të vazhduar jetën përpara për familjen e tij që do ta ketë gjithmonë në zemër. Prej pak ditësh Alberti u kthye nga Italia ku u trjatua në spitalin e Barit pas dëmtimeve të mëdha që mori nga rrëzimi i pallatit 5 katësh në Thumanë. Qeveria i mori një shtëpi të re në Tiranë, ndërsa i lidhi edhe pension të përjtshëm. Kryeministri Edi Rama shoqërues nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e vizitoi Albertin në shtëpinë e tij të re, duke e quajtur burim frymëzimi, pikërisht për forcën e tij për të vazhduar para. Shqiptarja.com ishte në momentet e para të mbërritjes së Albert Carës në Tiranë, ku përcolli mesazhet e tij të forta për të gjithë ne.
Rama viziton në shtëpinë e re të mbijetuarin e Thumanës që humbi gjithë familjen, i tregon episodin me babanë e tij për vajet në jug
No videos found.