Kryeministri Edi Rama ka vizituar në spital policin Fadil Allaraj i cili ka ka kaluar një operacion të vështirë në sy, pas dëmtimit të rëndë që mori gjatë protestës së zhvilluar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha. Rama ka deklaruar se polici ndërhyrjen e dytë do ta bëjë në Turqi.
"Me shumë keqardhje kam dëgjuar fjalët më të mira për të dhe iu siguroj se do të bëjmë çmos ti japim shërbimin më të specializuar. Nuk ke fjalë çfarë të thuash se kjjo është një çmenduri. Ministrja ka qenë në kontakt me miqtë tranë në Turqi për ta çuar në spitalin e specializuar. Ata janë gati ta marrin, por ki parasysh se problemi i parë këtu ka qenë që të ndalohet rreziku. Deri dje ka qenë përpjekja për ta stabilizuar, për momentin nuk shohim rrezik dhe në këtë moment ai bëhet i transportueshëm. Se kur ke hemorragji larg qoftë edhe ndodh diçka. Tani janë ca gjëra që nuk duhet të ndodhin kurrë por çfarë ti bësh", tha Rama.
Më e keqja ndodhi. Takova prindërit dhe u thashë se do të çojmë në Turqi. Doktoresh kush nuk ka ardhur në duar ttuaja dhe të shumë profesorëve të tjerë nuk e dinë se çfarë flasin shpesh herë. E di se jemi komplet tjetër gjë seçfarë flasin njerëzit pa lidhje nga larg. E dimë se ndërhyrja e dytë mund të bëhet këtu por për një merak, edhe për merakun e prindërve por edhe për psikologjinë e Fadilit themi ta çojmë në atë spital. Atje do marrë gjithë shërbimin. Janë kosto të paparashikueshme të kësaj detyre. Papritur i bën tjetrit atë që kurrë sdo tja bëje në kushte normale.
Mos u mërzit është një fjalë që ska shumë kuptim ndoshta, mund të kishte ndodhur më e keqja", thotë Rama duke iu drejtuar policit.
Kurse babai i policit i prekur u ka kërkuar protestuesve që ta ulin dorën.
" Ishalla, ju falenderoj shumë. Ta ulin dorën, se edhe ata kanë fëmijë, dhe si do ndiheshin nëse do tu qërrohej fëmija i tyre çfarë do bënin", tha ai.
