Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele duke sjellë një lajmë të mirë për familjen e varfër Hysenllari që jeton në Sovjan të Korçës.
Pas një vizitë të bërë në tetor të vitit 2018-të, kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ish ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka shkuar përsëri në shtëpinë e familjes së Ëngjëllush Hysenllarit në Korçë.
Familja Hysenllari jetonte prej shumë vitesh në kushte të vështira ekonomike dhe me një shtëpi të rrënuar që nuk plotësonte kushtet minimale të jetesë .
Përmes një postimi në rrjetin social Rama shkruan: “Mirëmëngjes dhe me një tjetër dritë të ndezur aty ku kishte vetëm errësirë, ju uroj një të diel të paqtë".
Teksa ka marrë falënderime nga familjarët, Rama ka thënë se 10-at e fëmijëve janë shpërblim, dhe se kush do marrë 10-ta do marrë edhe nga një kompjuter.
Prej disa kohësh kryeministri Rama ka marrë nismën për të ndërtuar shtëpi të familjeve në venojë, që jetojnë në kushte të vështira.