Rama vlerëson Metën: Ndryshimet në Kodin Penal gjendën konsensusin edhe të dy palëve në konflikt

22 Prill 2020, 19:20

"Po hapim dhe do vazhdojmë të hapin aktivitetin ekonomik por nuk mund të anashkalojmë protokollin e sigurisë. Janë miratuar ndryshimet në kodin Penal dhe janë të domosdoshme kur dhe dy palë që vijnë nga një konflikt jo shumë i largët kanë konsensus në këtë pikë.  Sot një person jo vetëm gjobitet por vendoset dhe pas hekurave kur thyen masat dhe rrezikon jetën e njerëzve. Sot nuk shkohet më në punë vetëm për të hapur dyqanin dhe bëjnë lekë. Por dhe për të mbrojtur shëndetin e punonjësve dhe blerësve. Për shembull, një biznes fason nuk ia hedhin dot më me një gjobë dhe mbyllje aktiviteti për përhapje me ose padashje të epidemisë me pasojë vdekjen e njerëzve. Mos i hapni dyert apo qepenat pa marrë në portalin e urryer e-albania pa marrë dhe protokollin përkatës të sigurisë shëndetësore për llojin e bizneset tuaj. Task-forca anti covid që po ngrihet do të nis kontrollet nga java tjetër. Nuk do ketë asnjë tolerim të mos kemi llafe.", tha Rama.

  •