Rama vlerëson punën e Dakos në Bashkinë e Durrësit: Ku merr vesh opozita nga e bukura

29 Mars 2019, 18:17

Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e bërë nga kryebashkiaku Vangjush Dako në qytetin e Durrësit, ndërsa nuk la pa kritikuar edhe opozitën.

"E mbajtën bllokuar Velierën pa asnjë arsye. Një vepër që do të hyjë në revistat më të njohura të arkitekturës dhe që do të jetë një nga pikat që do të mblidhen banorët dhe të rinjtë.

Ajo që tha Gjushi është e vërtetë, për pllakat e dritat e shtyllat, palmat, rrepet, janë diskutime që tregojnë që flitet për gjëra të tjera. Kush diskutonte këtu për pllaka, rrepa, palma..se edhe pse ne kishim bashkinë qeverinë e kishin këta që nuk e dinë se çfarë domethënë të ndërtosh një qytet dhe të jetosh në një qytet. Këta kanë tmerr nga e bukura, i vret e bukura, kur shohin ndërtime pa leje, thonë ja mrekullia e tetë e botës, vetëm në Shqipëri u ndërtua një qytet i tërë pa leje, siç ishte Bathorja, që sot ka hyrë në rrugën e legalizimit falë nesh. Ku çahej rruga për të shkuar në Kënetë?", tha Rama gjatë takimit "Bashkia që duam" në Durrës.

  •  

    No videos found.