Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Asamblenë e Partisë Socialiste (PS) një orë me vonesë. Shkak për këtë bëhet e ditur se ka qenë telefonata e tij me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Lajmi është dhënë nga vetë kreu i qeverisë, i cili që në nisje të fjalës së tij, zbuloi motivin që e vonoi atë.
"Së pari iu kërkoj ndjesë, ju e dini që nuk është në natyrën time nuk është të vonohem, por isha i detyruar nga një bisedë e gjatë me presidentin e Francës", tha Rama.
Kjo telefonatë vjen në një kohë të deçizive për vendin tonë, ku u zhvilluan zgjedhjet e 30 qershorit me opozitën që i bojkotoi dhe pak para 17-18, ditë ku do të vendoset fati i Shqipërisë në rrugëtimin e saj në BE