Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë dhënë një mesazh të fortë, mbi motivet pse në këtë konferencë është e pranishme dhe Serbia, ndonëse fokusi ishte Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Vuçiç: Jemi sëbashku. Sot nëse mund të them kështu, besoj që kolegët do bien dakord për këtë. Ishte të paktën sot, një përvojë më pak e këndshme për mua se sa për ta. Doja të dëshmoja angazhimin dhe mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ata donin të ndanin të njëjtat fjalë me mua. Ishin të dobishëm për diskutimet. Nuk është një detyrim formal i Serbisë për të qenë mbështetëse për disa çështje. Nuk e kemit ë shkruar në KUshtetutë. Kjo është bërë diçka natyrale që ndodh rregullisht për të qenë në mbështetje të miqve tanë. Do shohim në dimër se kush do jetë i pari që do të mbështesë vendet tuaja. Presim mbi të gjitha ndihmë djhe asistencë nga vendet fqinje.
Rama: Do doja të shtoja diçka. Të tre ne gjendemi këtu sepse kështu do të jetë, mënyra e natyrshme. Ata flasin për Ballkanin gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë nuk e kuptojnë se çfarë është Ballkani Perëndimor. Duhet të flasim sa më shumë në një zë. Të jemi të gjithë ne.
Vuçiç: Vetëm një fjali Edi. Mund ta përmbuyllësh. Kur the se A-ja është në fillim, është e fundit që ka rëndësi. Kur kemi bërë konferenca për shtuyp këtu, kur zhvillonim kishim 3 gazetarë, shihni sot. Shumë prej jush doni të na dëgjoni. Kjo është nga pikëpamja racionale që të shihemi si përfaqësues të Ballkanit Perëndimor. Kjo është arsyeja pse ndihemi mirë.
Rama: Gjithashtu peshuam vendimin e mundshëm për të mosardhur fare. E dinim se çfarë do na priste. Arsyeja pse erdhëm është për të respektuar të gjithë këto vende që janë në situatë të vështirë, për t’i mbështetur ata .Doja t’i mbështetja këto vende. Si BE janë lëmsh. Në fakt është e rëndësishme të themi gjërat e vërteta.