Rama: 40% rritje pagash për mësuesit e bluzat e bardha në mandatin e tretë, zero për parlamentarët!

15 Mars 2021, 10:06 | Përditesimi i fundit: 2021-03-15 11:09:27

TIRANË- Ndonëse i rriti në nisje të këtij viti pagat e mësuesve dhe mjekëve, kryeministri Rama premton sërish rritje në 40% për ta gjatë mandatit të tretë, por asnjë lek shtesë për parlamentarët. Me 30% do rriten pagat e punonjësve të administratës. Për 4 vitet e ardhshme PS parashikon taksim me 23% përpagat mbi 2.5 mln lekë, ndërsa nga janari i vitit 2022 do të hiqet taksa për pagën deri në 40 mijë lekë.

Pagat aktualisht tatohen
Paga 0-30 mijë lekë nuk tatohen
Pagat mbi 30 mijë lekë deri në 150 mijë lekë taksohen 13%
Pagat mbi 150 mijë lekë tatohen 23%

Programi i PS për mandatin e 3-të
Pagat 0-40 mijë lekë nuk do të tatohen
Pagat mbi 40 mijë lekë deri në 250mijë lekë do  taksohen 13%
Pagat mbi 250 mijë lekë tatohen 23%