Kryeministri Edi Rama ka zbardhur prapaskenat e selektimit të zgjedhjes së kandidatëve për president, nga propozimet e kryera nga deputetët socialistë. Kreu i qeverisë tha se kanë pasur dre drejtime ku kanë përcaktuar profilet e propozimeve të bëra. Rama tha se në drejtimin e dytë ishin figurat që kanë pasur kontribut në PS dhe një nga emrat ishte ai i ish-kryesocialistit Fatos Nano. Kreu i qeverisë tha se ato panë të arsyeshme se PS ka barrën që të jetë partia e të gjithëve.
‘Patëm tre drejtime të përcaktuara prej profileve të propozimeve të bëra. Njëri drejtim ishte i të vet propozuarve këtu në grup, i cili u përjashtua menjëherë. E kemi thënë publikisht që në krye të herës. Nuk do të kishim një kandidat nga grupi parlamentar i PS-së. Drejtimi i dytë ishte për ato që kanë pasur një kontribut në PS. Që nga ish kryetari i PS Fatos Nano. Ne pamë të arsyeshme që edhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga mundësia e përfshirjes në përzgjedhje. Kjo pasi PS ka barrën që të jetë partia e të gjithëve. Kështu u fokusuam tek drejtimi i tretë, ku grupi kishte vënë në dispozicion 26 kandidatura gra dhe burra të nderuar. Me profile të ndryshme që nga profilet e jetës publike dhe akademike e deri te profile që vinin nga të tjera drejtime politike. Pas një diskutimi shumë cilësor, dhe mbas vënies në peshore të çdo kandidature duke ruajtur respekt për të gjithë personat. Në fund patë, 6 kandidatura që morë më shumë kohë për tu shoshitur dhe pastaj konsesnualisht, duke i dëgjuar dhe me shumë vëmendje ato që u thanë, në mënyrë shumë konsensuale. Por u bë një diskutim shumë serioze, sa kohë i takon botës njerëzore nuk mund të jetë 100% perfekte. U arrit në konkluzionin që mund të propozonim këtë kandidaturë.’- tha Rama.