Rama 'zë ngushtë’ kandidaten për deputete: Unë hyra në PS se mendoja që kishte defekte! Po ti ç'probleme shikon

28 Shkurt 2021, 12:58 | Përditesimi i fundit: 2021-02-28 13:00:04

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kadidatëve për deputetë ka vënë në “siklet” një prej kandidateve të cilën e ka pyetur për një problem që shikon në PS, pasi kjo e fundit tha fjalë shumë të mira.

Këtu Rama tregoi se ai vetë kur ka ardhur në PS ka menduar se është e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimin por edhe sepse mendonte që kishte defekte.

Rama: Fjalimi ishte nota 10. Kur kam hyrë në Ps kam hyrë si një forcë që ishte e vetmja që mund ta bënte ndryshimin ppor edhe sepse mendoja se PS kishte shumë difekte për të ndrequr, tani më thuaj difektin që sheh edhe ti. Se nëse PS është kaq e bukur dhe kaq e mirë ca nevoje kemi për ty

Kandidatja: Do doja që ashtu si unë të përfshiheshin dhe njerëzit e thjeshtë.

Rama: Balla svjen nga një familje e veçantë në status babi mësues nëna infermiere, Erioni po ashtu. Të gjithë vijnë nga një familje e mesme. Detyra për ty që vjen në këtë rrugë është të shohësh se çfarë janë gjërat që duhen ndrequr. Se ti dukesh e kënaqur unë jam i pakënaqur. Sështë kaq e lehtë sa duket